Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, me gazetarin Muhamed Veliu, kryeministri Edi Rama, ndër të tjera reagoi rreth pretendimit që ngriti sot kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, se përmes disa lajmësve i është bërë një ofertë që Basha të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, ndërsa Rama në përfundim të mandatit të jetë Presidenti i Shqipërisë.

Muhamed Veliu: Kryeministri Rama keni deklaruar që në shahun politik ju jeni gjithmonë një hap përpara kundërshtarit. Në shahun e radhës politik, me pranimin e kërkesave të opozitë parlamentare, mos vallë ja keni bërë me hile opozitës jashtë parlamentare.

Edi Rama: Një film shumë i famshëm, i një regjisori legjendar ka katër personazhe që marrin pjesë në të njëjtën ngjarje dhe e tregojnë ngjarjen në katër mënyra të ndryshme. Dhe unë e mirëkuptoj gjithmonë tregimin në mënyra të të njëjtave ngjarje, por për të qenë konkret dua t’iu them që së pari ne nuk kemi rënë dakord me të gjitha kërkesat e opozitës parlamentare. Së dyti ne kemi marrë përsipër dhe do ta mbështesim deri në fund marrëveshjen me opozitën jashtë parlamentare.

Muhamed Veliu: Kryeministër, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë ditës së sotme ka ngritur pretendimin se përmes disa lajmësve i keni bërë një ofertë që ai të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit ndërsa ju në përfundim të mandatit të jeni Presidenti i Shqipërisë. E keni bërë ndonjëherë këtë ofertë.

Edi Rama: Unë jam shumë i keqardhur kur politika bie në nivele të tilla, kjo është totalisht e pavërtetë. Sepse e para unë nuk e shoh kështu politikën, e dyta unë nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e treta pikërisht se unë besoj që populli është më i mençur se unë, mendoj që i duhet lënë popullit të zgjedhë, edhe deputetë, edhe kush është kryeministri i radhës. Prandaj me keqardhje e them që Lulzim Basha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë, së sotme dhe të nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën nga ku arrihet deri në pikën që tregohen barsoleta të tilla. Dhe ndërkohë më vjen shumë keq, kur diskutohen listat nëse janë të mbyllura, janë të mbyllura për të sjellë kriminelët në parlament. Tani që unë them t’i hapim listat duke gjetur një formulë që edhe të mbrojmë një arritje të madhe, për të cilën unë jam krenar, që është përfaqësimi dinjitoz i grave në parlament, i hapkam për të futur kriminelët në parlament.

Muhamed Veliu: Zoti kryeministër folët gjatë sot për nevojën, se përse duhet të ketë lista të hapura, por shumë pak përsa i përket mospasjes e koalicioneve para zgjedhore. Do të doja të pyesja mos pasjen e koalicioneve do ta bënit ndryshim kushtetues.

Edi Rama: Përsa i përket procesit të formulimit dhe përsa i përket procesit teknik sesi do të implementohen ato që duhen shtuar dhe jo hequr nga marrëveshja e 5 qershorit, është një proces i ekspertëve dhe vendimmarrësve. Është shumë herët sot për të folur teknikisht. Ideja që Edi Rama po e bën këtë, sepse ka një interes të vetin, është një ide që funksionon për propagandë, por nuk ka lidhje me realitetin.

Muhamed Veliu: Kryeministër, me plotësimin e kërkesave të opozitës brenda parlamentit keni krijuar më shumë se hatërmbetje tek opozita jashtë parlamentit. Gjithë kjo situatë sipas jush e fut vendin në një krizë të re politike. Uroj dhe shpresoj që Partia Demokratike dhe opozita jashtë parlamentare të ketë nxjerrë mësimet nga e shkuara. Dhe të kuptojë që me sharje, provokime dhe mbi të gjitha me shantazhe që mund t’i sjellë parap problem Shqipërisë, nuk shkon larg përkundrazi shkon nga humbja në humbje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA