Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmnaj, ka akuzuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se nuk janë në ngjarje se çka po ndodh aktualisht me Kosovën, andaj siç tha ai po flasin për trashëgimi kulturore duke anashkaluar buxhetin
Selmanaj: Kam përshtypjes që nuk jeni në ngjarje se çka po ndodh në këtë vend
“Merre me mend çka flisni ju, për trashëgimi kulturore, muze, për stadium, për doktorrë e për parqe. More e keni krejtësisht gabim pikënisja e rishikimit të këtij buxheti pse ka ardhë, ka ardhë si rezultat i situatës së rëndë që e kemi në Kosovë. Kemi pandemi, kemi krizë që e gjithë bota po ballafaqohet dhe ne tash në vend se të flasim si me ja bë me 170 euro kërkesa të njerëzve, e bizneset e qereve, ne po flasim për muze e trashëgimi kulturore. Kam përshtypjes që nuk jeni në ngjarje se çka po ndodh në këtë vend”, ka thënë ai.
I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit, Hajrullah Ceko, nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili i tha Selmanajt se me i tregu deputetëve se çka po flasin është e pa pranueshme.
Ceko: Me dalë këtu me na tregu se çka po flasim është gogja e papranueshme
“Me aq sa e njoh dhe kam përcjell aktivitetin e zotëri Selmanaj, nga e kaluara mbaj mend që ka qenë shumë i zëshëm për të ruajtur parlamentarizmin dhe gjuhën parlamentare, po me dalë këtu me na tregu se çka po flasim është gogja e pa pranueshme, nuk hyn në ato suaza çfarë vet keni promovuar me vite të tëra para se me hy në politikë”, ka thënë ai.
Replikë kishte edhe nga deputeti, Fitim Uka gjithashtu nga LVV, i cili i ka thënë Selmanajt se duke e njohur mirë ketë të fundit nuk i trajton me seriozitet deklaratat e tij.
Uka: Më lejoni t’i kërkoj falje zotëri Selmanajt që sot nuk mund të debatojmë për alienët
“Më lejoni t’i kërkoj falje zotëri Selmanajt që sot nuk mund të debatojmë për alienët por të kthehemi dhe të debatojmë për problemet konkrete që i kemi në Kosovë. Nuk do ta trajtoja kaq me seriozitet deklaratën tuaj nëse ju njoh mjaftueshëm mirë, e njoh edhe deklaratën tuaj që e keni dhënë pak vite më parë që nuk do të pranoi të hyni që një koalicion që varet nga votat e listës serbe”, ka thënë ai.
Kurse, Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, mori përsëri fjalën duke i kërkuar falje Hajrullah Ceko.
Selmanaj: Ceko për shkak të respektit po të përgjigjem vetëm juve
“Zotëri Ceko për shkak të respektit po të përgjigjem vetëm juve. Nëse je ndje i fyer të kërkoj ndjesë çka kom thanë dhe çka po them, krejt temat që mund të flasim mund të jenë interesante por nuk janë prioritetet për shkak të gjendjes”, ka thënë ai.
Derisa Rexhep Selimi nga LVV, iu përgjigj Selmanajt duke i thënë që nuk kanë respekt për të.
Selimi: Ne për ty nuk kemi respekt hiç
“Nuk të mora vesh çka deshtë me thanë për dikon ke respekt për dikon nuk ke, veç deshta me te thanë që ne për ty nuk kemi respekt hiq”, ka thënë ai. /KosovaPress/
Top Channel