Mazhoranca i është përgjigjur opozitës për çështjen e shumë diskutuar për Kodin Zgjedhore.
Top Channel mëson se në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste është theksuar se PS i qëndron vendimit për të zbatuar marrëveshjen me opozitën nënshkruar më parë.
Po kështu është dhënë edhe një datë për votimin e Kodit të ri Zgjedhor që është më 23 korrik.
“Në mbledhjen GPS ne i qëndrojme vendimit për të zbatuar Marrëveshjen me opozitën nënshkruar më parë. Me plotësimin e afateve sipas procedurës parlamentare do prezantohet në kohë në komisionin e Ligjeve. Në dt 23 Korrik ne do të kemi vullnetin për të votuar Kodin Zgjedhor të ri sipas marrëveshjes. Ndërkohë, respektojmë vendimin e opozitës parlamentare në kërkesat e saj për përmirësimin e reformës zgjedhore në Shqipëri.”
Top Channel