Rinisja e kampionatit shqiptar të futbollit pa prezencën e tifozëve dhe nën masa të rrepta sigurie për shkak të shkak të pandemisë, nuk i ka kursyer skuadrat shqiptare të elitës nga koronavirusi. Së fundmi janë zbuluar dy raste pozitive te skuadra e Partizanit, një zhvillim që ka vendosur në pikëpyetje dhe derbin e 10 korrikut në kryeqytet.

Dy futbollistë në fjalë janë rumuni Deian Boldor 25 vjeç, dhe talenti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Besnik Ferati. Simptomat e tyre kanë sjellë shqetësime dhe te anëtarët e tjerë të ekipit që do të testohen këtë javë, me shpresën se nuk do të ketë raste të shtuara. Testimit të tamponit iu nënshtrua edhe lojtari tjetër Amir Bilali, i cili ka rezultuar negativ. Boldor dhe Ferati janë vetëkarantinuar në banesat e tyre, nën rregullat e protokollit mjekësor të përpliluar nga FSHF dhe ministria e Shëndetësisë, por kjo vendos në dyshim edhe derbin e kryeqytetit me Tiranën.

Ndeshja e programuar mbrëmjen e 10 Korrikut në orën 20:45 mes Demave të Kuq dhe bardhebluve përfaqëson një ndalesë të rëndësishme që do të vendosë shumë për titullin dhe pjesëmarrjen në kupat kontinentale. Tirana kryeson me 6 pikë më shumë se Kukësi, ndërsa Partizanis shpreson të shpëtojë sezonin me Europa Ligën, zonë që është vetëm 5 pikë larg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA