Shpërthimi i autobotit në autostradë lë 7 të vdekur, 40 të plagosur

08/07/2020 20:54

Të paktën shtatë njerëz u dogjën për vdekje dhe 40 të tjerë u plagosën kur një çisternë e përmbysur në autostradë ka shpërthyer në veri të Kolumbisë.

Pamjet nga vendngjarja tregonin njerëz të grumbulluar që tentonin të mblidhnin karburant rreth mjetit të përmbysur në barin e gjelbër, në autostradën pranë qytezës së Pueblo Viejo.

Por disa momente më vonë çisterna shpërthen në një top gjigant flakësh, ndërsa njerëzit vrapojnë larg saj duke ulëritur nga tmerri. Disa prej ishin të djegur rëndë. Kryebashkiaku Fabian Obispo, foli për incidentin: “Kjo është një tragjedi. Shumë familje tani nuk e dinë ku janë fëmijët e tyre”.

Hetuesit thanë se kamioni u përplas pak pasi shoferin e zuri gjumi në timon mëngjesin e sotëm. Incidenti vjen në një kohë kur vendi përballet me rritje të rasteve me Covid-19 dhe mungesa në shtretërit e spitaleve. Senatori Armando Benedetti tha se incidenti zbulon çështje të vjetra si mungesa e prezencës së shtetit për varfërinë dhe pabarazinë. “Kjo ndodhi sepse ata po përpiqeshin të mbijetonin”, tha ai.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA