“Mbyllet” ishulli i Sazanit/ Asgjësimi i armëve ndalon lëvizjen në zonë

08/07/2020 09:59

Top Channel mëson se mëngjesin e sotëm prej orës 9 në ishullin e Sazanit ka nisur asgjësimi i disa municioneve.

Forcat e Armatosura do ta zhvillojnë operacionin e asgjësimit të municioneve përgjatë gjithë ditës së sotme deri në orën 5 pasdite.

Ndërkohë bëhet me dije nga autoritetet se gjatë orarit të zhvillimit të operacionit nuk do të lejohen lëvizje të mjeteve detare përreth ishullit deri në rrezen e 2 milje detare dhe po ashtu nuk do të lejohet as prezenca e personave.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel