Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi.

Gjatë fjalës së tij, Patozi tregoi benefitet që përfitojnë shqiptarët nëse listat e hapura miratohen nga partitë më të rëndësishme në vend. Sipas tij me listat e hapura do të rikthehet meritokracia dhe shqiptarët kanë të drejtën të zgjedhin vetë të preferuarin e tyre.

Denis Dyrnjaja: Unë do të doja prej jush nëse mundeni, ta shtjellojmë thjesht dhe qartë. A rriskojmë ne të futen sharlatanë prapë në parlament në listat e hapura. A janë listat e mbyllura më shumë garant në raport me sharlatanët apo jo. Pavarësisht se u prodhuan mbetjet e listave që nuk ishin parashikuar që do të vinte kjo situatë.

Astrit Patozi: Votuesit përmjet listave të hapura kanë shumë përfitime, por më kryesoret janë këto. E para i zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre dhe i lidhin përfaqësinë me interesin dhe hallin që ka.

Denis Dyrnjaja: A e rrit kjo kualitetin apo e ul.

Astrit Patozi: Në të gjitha rastet e rrit kualitetin. Nuk do të votojnë më shqiptarët në rast se listat hapen tre emra gjithsej, por do të votojnë shumë e më tepër persona dhe personazhe. Sot ato votojnë lista të vdekura të kryetarëve që ia servirin si supë burgu, po deshe haje po deshe lëre kjo është e imja dhe ata janë detyruar të zgjedhin një nga tre aktorët kryesor që janë sot po themi. Në rast se listat hapen ato kanë të drejtë të zgjedhin jo ofertën, se ofertën në parti do e kenë sërish dhe kryetarët e partisë do t’i kenë sërish, por renditjen e përfaqësuesve ta caktojnë. Po kaq të drejtë e kanë përfaqësuesit shqiptar pas 30 viteve, ende duhet të zgjedhim mes tre sulltanëve të partive. Përveçse rritet cilësia e parlament dhe rritet përgjegjësia e të zgjedhurve me votuesin, ndryshon korniza institucionale e Shqipërisë. Institucionet bëhen më demokratike dhe më dinjitoze. Sot që po flasim kryetarokracia ka bërë që institucionet të jenë të gjitha fiktive. Sot institucionet nuk kanë asnjë rol, asnjë vlerë, sepse kryeministri është dhe kryeprokuror i përgjithshëm është edhe kryetari i Kontrollit të Shteti, edhe kryetar Gjykate, kryetar Parlamenti po e po. Pra përqendrimi i pushtetit na ka dërguar në këto kriza tmerrshme ciklike, që ne nuk po nxëmë mend dhe vazhdojnë zgjedhje pas zgjedhjesh. Listat e hapura këtë gjë të paktën e çajnë. Unë nuk po them do e sjellin mrekullinë brenda ditës, por sigurisht do e çajnë këtë sistem dhe kryetarët e partive do të jenë më të përgjegjshëm më me pak pushtet edhe më njerëz normal . Nuk do të jenë përbindësha politikë siç janë sot që po flasim.”

Top Channel