Sot u bë prezantimi i Planit për Rindërtimin e Kombinatit.

Arkitekti që do të merret me projektin tha se Kombinati do të kthehet tashmë në një “Kombinart” sipas ndryshime që projekti parashikon.

Ministrja Elva Margariti tha se Kombinati do të jetë një qendër e re arti në Tiranë.

Ndërsa kreu i bashkisë Erion Veliaj e cilësoi si projektin më ambicioz në 100 vite kryeqytet të Tiranës.

Kryebashkiaku theksoi se përmes këtij projekti do t’i jepet zgjidhje jo vetëm strehimit të qytetarëve të prekur nga tërmeti, por edhe familjeve të tjera. “Ky projekt përfshin 1.5 mln metra katror ndërtim. Është ndoshta ndërtimi më ambicioz i 100 viteve të Tiranës kryeqytet, ku do të akomodojë 21.534 njerëz. Për ironi dhe për rastësi të fatit është ekzaktësisht sa numri i atyre që mund të ulen në Arenën Kombëtare. Sigurisht, jo të gjitha do të jenë shtëpi për tërmetin sepse një nga mësimet është se nuk duhet të krijojmë një “geto”. Ata që do të marrin shtëpitë e para janë vetëm 1/3 e një lagjeje, që potencialisht do të shkojë deri në 21 mijë banorë. Do të fillojë me fazën e parë me 2292 apartamente për 8500 qytetarët e Kombinatit të prekur nga tërmeti dhe pastaj për ta hapur ndaj tërmetit apo 25 mijë vetave që tipikisht çdo vit transferohen në Tiranë”, tha ai.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel