Deutsche Bank gjobitet $150mln për lidhjet me financierin pedofil Jeffrey Epstein

07/07/2020 19:36
Kreu i Deutsche Bank, Christian Sewing pranoi mangesite

Grupi financiar Deutsche Bank është goditur me një gjobë prej $150 milionë për dështimin në monitorimin e marrëdhënies së tyre me trafikantin e dënuar seksual Jeffrey Epstein.

Rregullatorët me bazë në New York thanë se banka kishte “dështime të konsiderueshme në rregullacion”, pas procesimit të qindra transaksioneve me financierin hebre të vetë-vrarë në burg, sipas autoriteteve.

Mes veprimeve përfshihen pagesa për modele ruse në vlerë $800,000 si dhe tërheqje “të dyshimta” në para të thata.

Deutsche Bank tha se “i vinte keq” për marrëdhënien e saj me Epstein.

Banka tha se kishte nisur të shpenzonte rrreth $1miliardë në trajnimin e stafit të saj për kontrollin dhe zgjerimin e strukturave anti-krim, me më shumë se 1500 njerëz të punësuar.

“Ne e pranojmë gabimin tonë për bashkëpunimin me Epstein në 2013 dhe dobësitë në proceset tona, kemi mësuar nga gabimet dhe mangësitë tona”, thanë ata.

Agjencia e New York tha se banka në fjalë ka punuar me Epstein nga 2013 deri në 2018, me transferimin e miliona dollarëve, duke përfshirë rreth $7 milionë në çështje ligjore dhe rreth $2.6 milionë në pagesa për femra si qera banimi, shkollim dhe veprime të tjera.

Gjoba është e para që vendoset kundër një institucioni financiar për lidhje me Epstein, i cili vdiq në burg më 10 gusht.

FOTO GALERI
2/3
Banka në fjalë ka punuar me Epstein nga 2013 deri në 2018, me transferimin e miliona dollarëve te tij

Top Channel