Tirana-Kukësi ishte sfida e Javës së 32 të Kategorisë Superiore që kishte vëmendjen më të madhe pasi në lojë ishte titulli kampion. Një fitore 3-0 ndaj verilindorëve do t’i jepte suksesin e madh bardhebluve, por gjërat shkuan ndryshe nga sa do të donte Tirana. Kukësi iu imponua skuadrës së Egbo në Selman Stërmasi teksa e mundi 2-1.

Cooper dhe Et’hemi ndëshkuan Tiranën për të cilën Ngoo vetëm sa shkurtoi diferencën në 2-1 me bardheblutë që tani shohin që të rihapen llogaritë e kampionatit teksa diferenca me Kukësin shkon në 6 pikë me verilindorët që nuk kanë ndërmend të dorëzohen.

Ndërsa në kampin e Tiranës zhgënjimi është i madh, megjithatë bardheblutë besojnë se mund t’ia dalin mbanë të arrijnë suksesin në ndeshjet e mbetura.

Sfida e radhës për Tiranën do të jetë derbi i kryeqytetit me Partizanin ku bardhebluve nuk u lejohet të bëjnë një tjetër hap fals për të mos ia komplikuar akoma më shumë gjërat vetes. Edhe Kukësin e pret një sfidë e vështirë teksa përballë do të ketë Teutën që po gëzon një formë shumë të mirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA