Presidenti i vendit, Ilir Meta me anë të një dalje publike për mediat ka bërë apel për të gjithë institucionet në Shqipëri dhe për të gjithë shqiptarët që të bëjnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet masat e frenimit të Covid-19.
Në fjalën e tij, Meta kërkoi reflektim nga qeveria dhe mazhoranca, ndërsa u shpreh se është e domosdoshme zbatimi i protokolleve.
“Tërheq vëmendjen ndaj të gjithëve për të mos humbur përqendrimin në përballimin më efikas të pandemisë, pasi shtimi i rasteve të qytetarëve dhe numrit të viktimave kërkojnë urgjentisht një reflektim nga të gjithë, nga institucionet, qeveria, opozita, sipërmarrjet dhe çdo qytetar. Është e domosdoshme një strategji e re, me protokollet e mirëpërcaktuara dhe për të vënë në kontroll përhapjen në rritje të kësaj pandemie Kërkojmë një reagim të përgjegjshmëri nga institucionet, qeveria, opozita, qytetarët dhe sipërmarrësit. Është e nevojshme një protokoll dhe vënien në kontroll përhapjen e kësaj pandemie. Është i domosdoshëm një komunikim me vendet fqinje dhe me vendet e BE për të shkëmbyer info në kohë reale që kjo strategji e re të na mundësoj daljen sa më shpejt nga kjo situatë.”
“Respektoni me rigorozitet masat. Transparencë dhe gjithëpërfshirje, duhet të jetë mbrojtja e të gjithë qytetarëve. Javën e kaluar kam shpallur dy ligje. Po kështu ligji tjetër është për miratimin e aktit normative për pajisjen me pasaporta që zgjat afatin e vlefshmërisë së pasaportave. Është në situatë aktuale të pandemisë. Duhet të angazhohen dhe shtetasit shqiptarë të mos penalizohen. Duhen ndërmarrë të gjithë veprimet e nevojshme. Këtë javë kam lëshuar autorizimin e ministrit të jashtëm për draft marrëveshjen e Bankës ndërkombëtare për hua marrje. Duhet të shikohet me vëmendje për emergjencën e Covid-19. “
“Më vjen mirë që kandidatura e katërt u votua me sukses” Uroj që Arben Shehu ta drejtojë këtë institucion pa qenë i varur për fondet publike. Kam takuar edhe Bujar Leskajn duke e falenderuar për punën që ka bërë dhe kontributin e deri më tanishëm”
“Për tre vende vakante në Gjykatën Kushtetues. Politika ka prioritet te ndryshme. E para të mos nënvlerësohet marrja e masave te plota për pandeminë se mund të kthehet në kërcënim të madh dhe së dyti për tu angazhuar të gjithë për plotësimin e kushteve për hapjen e negociatave në BE. Është e rëndësishme që gjatë këtyre 6 muajve me marrjen e Presidencës së BE nga Gjermania të bëjmë hapa para. Të mos shmanget vëmendja nga këto dy prioritete. “ tha Meta.
Top Channel