Shoferi i autobusit në gjendje kome pas sherrit me pasagjerët për maskën

06/07/2020 19:17

Një shofer autobusi në jug të Francës ka mbetur në koma pasi u sulmua rëndë nga pasagjerët që refuzonin të mbanin maska fytyre.

Shoferi 50-vjeçar i qytetit të Bayonne refuzoi të lejonte në mjet disa pasagjerë, të cilët nuk kishin as bileta as maska fytyre, por u sulmua ashpër prej tyre dhe pësoi goditje të rënda në kokë, njoftonte policia.

Pesë njerëz janë arrestuar për rastin e rëndë.

Burime të sindikatës së autobusëve thanë se shoferi kishte tentuar gjithashtu të ndalonte grupin e të rinjve të fusnin në autobus qenin e tyre.

Kryebashkiaku i Bayonne-s dënoi atë që quante “akt barbar”, ndërsa shërbimet qytetare të transportit ishin trazuar sot në qytet pasi disa drejtues mjetesh publike refuzonin të punonin pas incidentit.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel