
24/02 19:13
Në studion e emisionit “Shqipëria Live”, ishte i ftuar muzikanti Robert Berisha.
Teksa po flitej për këngët të ashtuquajtura moderne, e me përmbajtje banale në tekst, Roberti dha deklaratën e papritur dhe tha se këto këngëtarë paguhen deri në 15 mijë euro për 20 minuta performancë playback (zë i regjistruar).
Ndërkohë më tej shtoi se ky këngëtar do të ketë 2 mijë persona që dëshirojnë ta ndjekin.
Sakaq, Roberti sugjeroi që në YouTube, publikimi i këtyre këngëve të ndërpritet, sepse ato ndiqen nga shumë të mitur.
Top Channel