Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka shpërndarë një video në rrjetet sociale ku shihen ekipet e Forcës Ajrore gjatë aksioneve për të shpëtuar njerëz të bllokuar në terrene të thyera.
Xhaçka shkruan se është krenare për pilotët dhe teknikët tanë që jo në shumicën e rasteve, por gjithmonë iu duhet të operojnë në kushte dhe terrene jashtëzakonisht të vështira, në mal, në borë, në përmbytje, në det etj.
Postimi i ministres:
Kjo nuk është një stërvitje!
Shikoni se si duket një operacion real kërkim – shpëtimi nga ekuipazhet e Forcës sonë Ajrore, e parë nga këndvështrimi i operatorit të bordit.?
Krenare për pilotët dhe teknikët tanë që jo në shumicën e rasteve, por gjithmonë iu duhet të operojnë në kushte dhe terrene jashtëzakonisht të vështira, në mal, në borë, në përmbytje, në det etj.
#KrenariPërFA??
Top Channel