Mjeku shërbeu 40 vite në Pukë/ Pas katër vitesh në pension u rikthye sërish në detyrë
06/07/2020 19:47
Në qytetin e vogël të Pukës, me pak banorë dhe ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin, mbizotëron heshtja.
Doktori Hysni Shkjau, i cili për mbi 40 vite i shërbeu qytetarëve të Pukës dhe Fushë-Arrëzit dhe fatkeqësisht ndërroi jetë, pasi u infektua nga koronavirusi.
Pas meje është spitali i Pukës, ku doktor Hysnia shërbeu për vite me radhë, e pavarësisht faktit se kishte 4 vite që ka dalë në pension, ai u rikthye ne krye të detyrës për t’u shërbyer pacienteve.
Që prej fillimit të pandemisë e deri me sot, Puka dhe Fushë-Arrëzi numërojnë në total 65 raste me Covid-19, ku fatkeqësisht 2 persona kanë ndërruar jetë.
Top Channel