FOTO/ Adoleshentja i vë flakën qendrës rinore, dëmet janë marramendëse…

06/07/2020 22:45

Një adoleshente në Australi dyshohet se i ka vënë zjarrin një qendre rinore dhe si rrjedhojë ka shkaktuar një dëm prej 1 milionë eurosh.

Sipas raportimeve, forcat zjarrfikëse u thirrën në pronën e djegur në lagjen Llandilo, Sindey-n Perëndimor, rreth orës 3:30 të pasdites të së dielës.

Madje siç thuhet më tej, u nevojitën rreth 40 minuta që ekipet zjarrfikëse të shuanin zjarrin, i cili kaploi të gjithë ndërtesën. Mësohet se në momentin që zjarri shpërtheu, në ndërtesë kanë qenë brenda katër persona, por fatmirësisht arritën që të dilnin në kohë dhe pa pësuar dëmtime.

“Një vajzë 15-vjeçare është arrestuar në vendin e ngjarjes në orën katër pasdite dhe u dërgua në stacionin e Policisë Penrith”, u shpreh një zëdhënës i policisë.

Megjithatë e mitura është liruar me kusht dhe pritet që të paraqitet në Gjykatën e Fëmijëve.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel