Ndonëse është diplomuar ne fakultetin e ekonomisë, Olti Duda nga fshati Frashër i Patosit, brenda pak vitesh është shndërruar ne një fermer te suksesshëm.
Aktivitetin e nisi me 2 dynym sera te mbjella me luleshtrydhe, ndërsa vazhdoi me kultivimin e domates. Se fundi ai po eksperimenton me kultivimin e limonit ne sera, mbjellë dy dynym me këtë agrum. Por këtë sipërfaqe ai e shfrytëzon edhe për te mbjellë luleshtrydhe.
Për te patur prodhime sa me natyrale ky fermer ka aplikuar ne serat e tij edhe pllenimin me bletë te luleve. Falë plotësimit te kushteve, i riu ka përfituar edhe 650 mijë lekë te reja subvencion nga shteti për zgjerimin e serave te tij. Aktualisht ai ka 8 dynym sera, dy me limona dhe 6 me luleshtrydhe dhe domate.
Aktivitetin ai e ka kryesisht familjar por vlerëson shumë konsulencën nga specialistet italiane. Prodhimet e serave te tij kërkohen nga tregu vendas dhe nga vendet e BE.
Top Channel