Rusi, shkon në mbi 10 mijë numri i viktimave nga COVID-19

04/07/2020 13:39

Numri i të diagnostikuarve me koronavirus deri më tani në Rusi ka shkuar në 674.515, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 10.027.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.632 raste të reja me virusin dhe 168 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 446.893, me 8.968 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në nëntë ditët e fundit, Rusia ka raportuar nën 7 mijë raste ditore me COVID-19.

Në Moskë janë regjistruar 680 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 224.210, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.929, me 25 viktima të reja.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar, ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars. Autoritetet filluan të zbatojnë masat parandaluese nga fundi i muajit mars.

Në rajonet më pak të goditura, autoritetet kanë lehtësuar masat, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Nga 9 qershori, në Moskë u hoq kufizimi i lëvizjes që kishte hyrë në fuqi më 30 mars.

Top Channel