Ylli i muzikës pop Kate Perry ka pranuar së fundmi depresionin dhe ankthin gjatë shtatzanisë me disa postime ‘kriptike’ në rrjetet sociale, ku gjithashtu premton se “kur të më rikthehet buzëqeshja do të marrin fund dashakeqtë”.

35-vjeçarja ka folur hapur me fansat për problemet e shëndetit mendor teksa pret fëmijën e parë me të fejuarin, aktorin Orlando Bloom.

Këngëtarja shtatzënë që pret një vajzë brenda verës, shpërndau mesazhin në llogarinë e saj në Twitter.

“Kur të më rikthehet buzëqeshja do të marrin fund dashakeqtë,” shkruante ajo.

Mesazhi vjen pak javë pasi Kate, gjithashtu gjykatëse në konkursin e talenteve ‘American Idol’ pranoi se ka ndjerë “çdo emocion” gjatë shtatzanisë së saj me plot ulje e ngritje.

Në intervistën e saj ajo tha: “Kam qenë nën çdo emocion që mund të ketë, kam qenë e ezauruar, në ankth, e lumtur, në depresion, të gjitha. Bota është diçka e paparashikueshme, sidomos kur sjell në botë një person të ri”.

Ajo shtoi se i fejuari i saj Orlando, 43 vjeç, është i emocionuar për lindjen e vajzës.

Aktori i filmit Piratët e Karaibeve ka dhe një djalë 9 vjeçar nga marredhënia me ish-gruan Miranda Kerr.
Çifti thotë se ende nuk kanë vendosur për emrin.

FOTO GALERI
4/7
Kate eshte gjithashtu gjykatëse në konkursin e talenteve ‘American Idol’ ku dhe ka treguar barkun

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA