Shqipëria në listën e kuqe gjermane/ Maqedonia, 15 viktima në një ditë, do të mbyllë kufijtë

02/07/2020 19:33

Maqedonia e Veriut regjistroi së fundi 15 viktima nga koronavirusi, shifra më e lartë kjo e vdekjeve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë në muajin mars.

Në këtë mënyrë, numri total I jetëve të humbura nga Covid 19 në vendin fqinj, shkon në 321. Në këtë situatë të rënduar, Shkupi po mendon të mbyllë sërish kufijtë me Kosovën dhe Serbinë. Vendimi nuk është marrë ende nga komisioni për sëmundjet infektive, por, zyrtarë të ministrisë së shëndetësisë, thonë se mundësia për mbylljen e vendkalimeve kufitare me të dyja këto shtete, është reale. Serbia, e cila ishte në mesin e 15 vendeve, për të cilat BE-ja vendosi t`I hapë kufijtë e saj, raportoi 359 infektime të reja dhe 6 vdekje brenda ditës. Vendi dukej sikur po I afrohej fundit të pandemisë, me ulje të rasteve në fillim të qershorit.

Por që nga ajo kohë, shpërthime të reja kanë pllakosur Beogradin dhe Novi Pazarin, kur shërbimet mjekësore u mposhtën shpejt. Pavarësisht rekomandimit të Këshillit Europian, shumica e vendeve të BE-së kanë zgjedhur të mos i hapin kufijtë për shtetasit serbë e malazezë. Për momentin, shtetasit e Malit të Zi mund të udhëtojnë në 10 vende të bllokut, dhe serbët në nëntë. BE-ja do ta rishikojë cdo dy javë listën e tij të vendeve të treta, dhe ajo mund të përditësohet në Këshill. “ Nëse situata në një vend të tretë përkeqësohet shpejt, atëherë do të merren vendime të menjëhershme”, thuhej në deklaratën e Këshillit.

Gjermania nuk e pranoi listën e plotë të vendeve të rekomanduara nga BE-ja. Ajo lejoi Malin e Zi, por Serbinë jo, e as Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe SHBA-në. Ashtu si edhe ajo e bllokut europian, edhe lista gjermane do të rishikohet çdo dy javë.Ekzistojnë gjithashtu mundësi të gjera hyrjeje për njerëzit nga të gjitha vendet jashtë BE-së, të cilët kanë një arsye të rëndësishme për të udhëtuar. Një ditë më parë, Austria paralajmëroi për udhëtimet në vendet e Ballkanit perëndimor për shkak të rritjes së numrit të rasteve të koronavirusit atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA