Në komunikatën e përditshme, teksa deklaroi se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 3 humbje jete dhe 82 të infektuar, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 1 prej rasteve të reja është në Elbasan.

Top Channel mëson se e infektuara është një punonjëse banke, teksa ende mbetet e paqartë se si e prekura e ka marrë virusin.

Nga një rast është konstatuar edhe në Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë, ndërkohë që shpërndarja më e gjerë gjeografike është në Tiranë me 30 raste, në Shkodër, Kavajë, Fushë-Arrëz me nga 6 raste, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës, Lushnje dhe 2 raste në Fier, Kurbin, Korçë, Berat, Dibër, Vau i Dejës.

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 3 humbje jete dhe 82 të infektuar në 24 orët e fundit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA