Kandidatja për rektore e UT-së, sulmon “Paktin për Universitetin”. S’ka dhënë asnjë efekt

01/07/2020 18:06

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte e ftuar profesoreshë Mimoza Hafizi. Profesoresha është një nga kandidaturat për rektor në Universitetin e Tiranës dhe duke qenë në këtë pozicion, dha një mendim për Paktin e Universitetit, një koncept ky i iniciuar gjatë protestave të studentëve nga kryeministri Edi Rama.

Denis Dyrnjaja: Zonja Hafizi çfarë mendimi keni për paktin për Universitetin, natyrisht që kjo është një nismë e qeverisë pas protestës së studentëve që është pritur me polemika të shumta, edhe brenda qarqeve, universitare dhe studentëve. Disa prej profesorëve mendojnë që Pakti për Universitetin, në fakt nuk është gjë tjetër vetëm një flluskë demagogjike.

Mimoza Hafizi: Unë me çfarë kam ndier qysh me grevat e studentëve deri më sot, asgjë nuk është ndryshuar nëpër fakultete. Kështu që praktikisht ky fakt nuk ka pasur efekt në jetën universitare.

Denis Dyrnjaja: Çfarë do të bëni juve në raport për ta vënë në jetë këtë pakt, apo për ta rrëzuar. Pra cili do të jetë raporti juaj komunikues institucional, nëse ju do të jeni rektorja. Çfarë do t’i thoni ju zonjës ministre, që ky pakt duhet rrëzuar, korrigjuar, apo jetësuar me disa ndërhyrje.

Mimoza Hafizi: Unë mendoj që pozicioni i universitetit të Tiranës në raport me qeverinë dhe ministrinë e Arsimit, do të jetë pozicioni i një institucioni shumë autoritar, i cili ka forcën për të kërkuar në mënyrë të argumentuar gjithçka ç’a i takon. Qoftë universitetit, qoftë studentëve dhe pedagogëve dhe do të isha këmbëngulëse në të gjitha protestat , sepse ndoshta e thash në mënyrë pak indirekte. Në momentin kur universiteti, institucioni pasqyron një imazh pozitiv në shoqërinë shqiptare dhe shoqëria e mbështet institucionin, siç është rasti i universitetit. Në këtë rast “antagonizmi”, “beteja” midis universitetit dhe qeverisë që është një antagonizëm i zakonshëm në çdo vend do të jetë shumë në favor të universitetit të Tiranës, sepse universiteti do të marrë autoritetin e duhur dhe nuk do të jetë më një institucion që është problem për sherret e vogla por do të jetë një mjedis, që zgjidh problemet e shoqërisë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA