Bashkia e Tiranës risjell nesër Bio Fest-Farkë, ushqime tradicionale dhe plot aktivitete sportive e muzikore

01/07/2020 21:45

E kthyer tashmë në një traditë, Bashkia e Tiranës do të risjellë Bio Fest. Shumë ekonomi të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë te produktet bio të zonave periferike, do të ekspozojnë nesër produktet e tyre në një festë të veçantë të zhvilluar në Farkë.

“Përjeto një ditë ndryshe te Liqeni i Farkës, pranë freskisë dhe ushqimeve bio. Nesër në orën 18:00, eja dhe argëtohu në “Bio Fest – Farkë”. Përveç ushqimeve të mrekullueshme bio, nuk do të mungojnë aktivitetet sportive dhe muzika për të gjithë të pranishmit”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Agroturizmi po zë gjithnjë e më shumë një vend të veçantë në ekonominë e Tiranës.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel