
Në përmbyllje të vizitës së tij dyditore në Kosovë, Edi Rama dha një konferencë për shtyp, ku në nisje të fjalës së tij ndau ” një lajm të gëzueshëm.”
“Hyrje përfundimisht në funksion të rrjetit të përbashkët elektrik-energjitik midis Shqipërisë dhe Kosovës, falë dhe përfshirjes përfundimisht të Kosovës në tregun e përbashkët energjitik. Është lajm i gëzueshëm për faktin se sa kohë na është dashur të prisnim që kur vumë në lëvizje inventimin e madh dhe pastaj e përfunduam atë, por ishte një sistem llambash me çelës të mbyllur dhe nga sot faktikisht hyn plotësisht në funksion”, u shpreh Rama.
Ju kujtojmë se vizita e Ramës në Kosovë erdhi pas aktakuzave të Prokurorisë së Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte.
Top Channel