Për drejtorin e klubit te Tiranës titulli do te ishte dhurata më e mirë pas disa sezonesh te vështira ku kritikat drejt tij dhe skuadrës kanë qenë te shumta.
Te jesh pjesë e Tiranës është sa luks aq edhe e vështirë pasi edhe pse janë drejt rrugës kampion flitet se klubi ka çështje te shumta për te zgjidhur. Arbi flet për te gjitha duke nisur nga largimi i Dokës tek rinovimet por edhe shitjet e kësaj vere.
“Është viti i fundit i një kontrate tre vjeçare te Dokës përgjatë verës se kaluar kemi negociuar rinovimin gjë qe futbollisti nuk e ka pranuar. Nuk ka pasur oferta konkrete me shifra te kënaqshme per te bërë transferim te tij verën e kaluar por mund t’ju zbuloj qe kemi rinovuar kontratën me Çelhaken dhe Ismailgecin ndërkohë qe jemi shumë pranë përfundimit te një transferimi te Ernest Muçit ne nje kampionat europian”.
Pyetja qe te gjithë kanë është “A do te qëndrojë trajneri Egbo sezonin tjetër?”
“Ne përfundim te këtij sezoni do te ulemi jo vetëm me Egbo por te gjithë ata te cilën kontribuan dhe nuk kanë kontratë por dhe ata qe kanë për ti riparë dhe përmirësuar kushtet e kontratave. Meqe flasim per trajnerin jam falenderues sepse na ktheu buzeqeshjen dhe qetesine qe na duhej per te festuar me trofe kete vit te 100 jubile te klubit”.
Vec emocioneve për titullin fare pranë drejtori i Tiranës ka dhe një thirrje per institucionet e larta te cilave u kërkon rikthimin e tifozëve sipas rregullave te covid 19 ne stadium.
“Perfitoj nga rasti te bej nje apel qe stadiumet te rinisin te hapen ndoshta me protokollet e caktuara dhe pse jo per te shkuar tek nje dite e madhe me pranine e njerezve qe e meritojne ta shijojne jo vetem ata te Tiranes por gjithe shqiptaret te shohin nje feste te madhe ne nje date pubile qe perkon dhe me festimin e titullit keshtu qe nuk mendoj per Kukësin dhe Partizanin por tek matematika qe na con tek festa e madhe e 100 vjetorit”.
Top Channel