Marrëveshja Shqipëri-SHBA 6 miliardë USD për gazin, Reuters jep detaje: Pakti është për 20 vite
Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se ditën e sotme Shkolla e Magjistraturës zhvilloi fazën e dytë të provimit të pranimit.
Sipas ambasadës së SHBA,176 studentë përfunduan raundin e dytë të tyre të provimit. Ky numër i madh studentësh është një premtim i një të ardhmeje të ndritur për sistemin e drejtësisë shqiptare.
Në fund Ambasada e SHBA u ka uruar suksese të gjithë konkurrentëve.
Statusi i Ambasadës së SHBA:
Sot, Shkolla e Magjistraturës zhvilloi fazën e dytë të provimit të pranimit. Nën kujdesin e OPDAT, Këshillit të Europës, programit Drejtësi për të Gjithë dhe përfaqësuesve të tjerë të partnerëve ndërkombëtarë, 176 studentë përfunduan raundin e dytë të tyre të provimit. Ky numër i madh studentësh është një premtim i një të ardhmeje të ndritur për sistemin e drejtësisë shqiptare. Suksese të gjithë studentëve!

Top Channel