Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka qenë në Golem ku është takuar me qytetarë të ndryshëm.

Basha është ndalur edhe tek zgjedhjet e ardhshme duke thënë se nëse PD vjen në pushtet nuk do të njohë asnjë vendim për leje zhvillimore në bregdet në 12 muajt para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kreu i opozitës bën thirrje çdo biznesmeni dhe sekseri që përpiqet në këto 12 muaj të përfitojë nga qeveria se vendimet nuk do të njihen nëse nuk janë të ligjshme dhe është e kotë të gënjejnë qytetarët.

‘’Duke parandjerë largimi, kanë filluar të firmosin kuturu lloj- lloj lejesh zhvillimore duke shkatërruar bregdetin, duke i dhënë klientëve leje mbi leje. Asnjë prej vendimeve të marra 12 muaj para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare nuk do të njihet nga qeveria ime pa iu nënshtruar  një proces transparence për të parë ligjshmërinë e tyre. I bëj thirrje biznesmenëve dhe sekserëve mos gënjejnë njerëzit kot. Që një qeveri në ikje t’i kapim ca t’i kapim. Qoftë vendim  qeverie, qoftë vendim i rregullimit të territorit, qoftë vendim i parlamentit, do të shohim ligjshmërinë dhe përputhjen me legjislacionin.’’- tha Basha.

Top Channel