“Kryebashkiaku i Pustecit kërkoi falje që nuk u luajt himni shqiptar“, Rama reagon pas incidentit ku ishte edhe kryeministri Mickovski: S’ka mushkë Troje që na lëkund 21/08 12:16
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i ka dërguar sot një letër Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe i uron shërim të shpejtë pas probleme në gjendjen e tij shëndetësore.
“Mësova me shqetësim për gjendjen Tuaj shëndetësore dhe u gëzova pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe tashmë shëndeti i Juaj po përmirësohet. Uroj që të ktheheni shumë shpejt në përditshmërinë e punëve Tuaja.
Gjej rastin të shpreh edhe njëherë vlerësimin tim të lartë për kontributin Tuaj të spikatur në shërbim të harmonisë e tolerancës midis besimeve e komuniteteve fetare, si edhe të paqes e mirëkuptimit midis popujve.”, shkruan në letrën e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Top Channel