Durrës/ Tentoi të kalojë kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohet i riu! Pranga edhe një shoferi që shkaktoi aksident

30/06/2020 12:13

DURRËS – Dy persona janë vënë në prangat e policisë për vepra të ndryshme penale në qytetin e Durrësit. Një nga të arrestuarit është A. B., 32 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Ndërkohë i arrestuari i dytë është G. C., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 78 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
A. B., 32 vjeç, pasi në PKK Durrës, ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

G. C., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin S. D., 78 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Top Channel