Aksident në Tiranë/ Makina përplas këmbësorin, dërgohet menjëherë në spital

30/06/2020 10:15
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë.

Mësohet se rreth orës 09:40, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar​ një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel