Numri i rasteve me koronavirus deri më tani në Rusi është rritur në 641.156, ndërsa ai i të vdekurve në 9.166.
Sipas një deklarate nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi, në 24 orët e fundit janë shënuar 6.719 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 641.156 numrin e rasteve.
Gjithashtu me 93 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 9.166 numri i viktimave, ndërsa me 4.343 të shëruar ka arritur në 403.430 numri i të shëruarve në vend.
Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar në 1.1 për qind ndërkohë që tek 31.6 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.
Në kryeqytetin rus Moskë, në 24 orët e fundit me 782 raste të reja është rritur në 220.853 numri i rasteve, ndërsa me 23 vdekje u rrit në 3.761 numri i viktimave.
Në 24 orët e fundit janë kryer 289 mijë teste të COVID-19.
Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.
Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në numrin e rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.
Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.
Top Channel