Aktori i njohur i serialit “Rocky IV” Dolph Lundgren, ka njoftuar këtë muaj fejesën me Emma Krokdal por është përballur me një det komentesh tallëse nga fansat, disa prej të cilëve mendojnë se nusja është një nga vajzat e aktorit.

Suedezi Dolph Lundgren i njoftoi 2.1 milionë fansave të tij se është fejuar me stërvitësen personale Emma Krokdal, 24 vjeçe.

Bukuroshja Emma shkëlqen në fotot me aktorin veteran, por komentuesit çapkënë thonë e ngatërrojnë atë me vajzat e Dolph, 24 vjeçaren Ida apo 18 vjeçaren Greta.

“Vajza jote është fejuar? Të lumtë Dolph,” shkruante një prej tyre.

“Dolph ti ke një prezencë madhore, edhe vajza jote duket shumë bukur”, shkruante një tjetër.

Ndërsa një tjetër fans i hutuar shkruante: “Me vajzën tënde je martuar?”

Aktori protagonist i serialit ‘Rocky’ Sylvester Sallone ishte nga të parët që uroi ish-kolegun për lajmin: “Urime miku im. Je më i miri.”

Dolph bëri publike në janar marrdhënien me Emma, e cila është 38 vjet më e vogël.

Pas marrdhënieve të tij të profilit të lartë me Grace Jones dhe modelen amerikane Paula Barbieri në vitet 1980-të, Dolph u martua me dizenjatoren Anette Qviberg, në 1994, me të cilin lindi dy vajzat Ida e Greta para se të divorcohej në 2011.

Dolph u bë i njohur në vitin 1985 me rolin në Rocky IV si boksieri impresionues sovjetik Ivan Drago.

Prej atëherë ai ka luajtur në më shumë se 40 filma, thuajse të gjithë në zhanrin e aksionit.

FOTO GALERI
5/9
Dolph u bë i njohur në vitin 1985 me rolin në Rocky IV

Top Channel