Problemet me rënien në peshë janë gjithnjë prezente në faza të caktuara të jetës së gjithsecilit. Rënia nga pesha është padyshim një proces sa i komplikuar aq edhe i avashtë, por edhe mbajtja e trupit në një peshë konstante mund të kthehet në një sfidë të vërtetë.

Veçanërisht teksa vitet kalojnë dhe metabolizmi nuk i djeg më kaloritë si më parë. Në këtë artikull tregohen disa mënyra të lehta se si të ruani në çdo fazë të jetës tuaj linjat e trupit që dëshironi. Ndiqni më poshtë këshillat më të mira për ta arritur këtë.

Ku të filloni
Dietologët dhe mjekët sigurisht rekomandojnë të filloni me kujdesin në ushqim. Kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga çdo gjë që konsumoni përditë, por ta pasuroni dietën tuaj me një sërë ushqimesh të shëndetshme. Gjithashtu kujdesi fillon me të kuptuarit e mënyrës se si organizmi juaj funksionon. Pra, nëse jeni persona që dobësoheni shpejt kufizimi në ushqim do të jetë më i pakët. Një hap tjetër të rëndësishëm që ekspertët këshillojnë është edhe konsumimi i racioneve të vogla nëpër pjatat tuaja.

Ushqimet që duhet të konsumoni
Fokusohuni në ushqime me sasi të mëdha vitaminash, mineralesh, fibrash apo proteinash. Nëse doni të konsumoni një fetë bukë që përmban rreth 70 kalori, zgjidhni gjithnjë bukë integrale. Kjo pasi përmban katër herë më shumë kalium dhe magnez se buka e bardhë. Ushqime të tjera të shëndetshme janë perimet jeshile si spinaqi apo lakra, frutat, duke filluar që nga mollët apo qershitë. Bishtajorët, proteinat dhe yndyrnat e peshkut apo bulmeti janë një tjetër alternativë e mirë.

Këshillohet që të mbani një balancë të shëndetshme ushqimesh. Konsumoni jo më shumë se 1400 kalori në ditë për femrat dhe 2000 kalori për meshkujt në mënyrë që të mbani peshën tuaj ideale. Nën këtë regjim edhe nëse një muaj keni marrë ndonjë kile të tepërt, duke balancuar dietën tuaj do të arrini t’i humbisni ato. Gjithashtu ushqimet e këshilluara janë lehtë të tretshme dhe shumë të vlefshme për organizmin./AgroWeb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA