Një burrë rreth të 50-ve është mbytur në zonën e Golemit.

Viktima kishte dalë në det me një pedalone, mbrëmjen e shkuar, por nuk është kthyer më në breg. Me të marrë njoftimin, forcat e policisë kufitare janë vënë në kërkim dhe kanë mundur të gjejnë vetëm pedalonen. Kërkimet kanë vijuar deri vonë, por pa rezultat.

Mëngjesin e sotëm trupi i pajetë është diktuar nga peshkatarët në vendin e njohur si Kanali i Qerretit. Viktima ishte i veshur me pantallona të shkurtra dhe një bluzë dhe dyshohet të jetë pushues nga Kosova.

Nuk dihen ende rrethanat e mbytjet, po paraprakisht deklarohet të jenë aksidentale. Ngjarja e rëndë detare regjistron dhe humbjen e parë të jetës për këtë sezon turistik.

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 27.06.2020, rreth orës 08:00, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës Qerret, në largësi rreth 200 metra nga bregu i detit, peshkatarët e zonës kanë konstatuar një shtetas ende të paidentifikuar pa shenje jete, i dyshuar i mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA