Surprizat për stafin e programit “Dua të të bëj të lumtur” nuk kanë të mbaruar nga Arbana Osmani, por ata i kanë ngritur një kurth…

27/06/2020 23:07

Programi “Dua të të bëj të lumtur” edhe këtë sezon të katërt na përcolli gjatë gjithë rrugëtimit të tij emocione të mëdha duke trajtuar histori nga më të jashtëzakonshmet.

Për të na sjellë këto histori në ekranet tona punon një staf i madh me në krye vetë moderatoren tepër të dashur për publikun, Arbana Osmani. Mesa duket moderatorja e ka kthyer në traditë që pjesën e fundit të episodit final të surprizoj stafin e saj më të afërt, skuadrën e Dua-s.

Edhe këtë herë të ftuar në studio ishte stafi i programit për të cilët moderatorja kishte përgatitur një klip në të cilin u shfaqën momente nga puna e përditshme e tyre. Por Arbana kishte rezervuar edhe për postierët e emisionit një klip me të gjitha momentet më gazmore gjatë regjistrimit të postave.

Arbana i shprehu mirënjohjen dhe i falenderoi të gjithë për punën e palodhur dhe për orët e gjata duke theksuar se janë stafi me të cilin do të vazhdojë të punojë. Surpriza tjetër që moderatorja kishte rezervuar për ta ishte një udhëtim prej disa ditësh në Livadh në hotelin “Miamar” dhe në Nivicë tek “Bujtina mbi kanion”.

Nga ana tjetër stafi kishte rezervuar një surprizë për të zonjën e shtëpisë, duke i sjellë në studio për herë të parë babain e saj, Demir Osmanin i cili rrëfeu që ishte tepër i lumtur dhe krenar për të. Gjithashtu stafi i programit kishte realizuar një kamer të fshehtë për Arbanën ku kishin sjellë dy aktorë të cilët krijuan një skenë konflikti për ta bërë situatën të pa menaxhueshme.

Moderatorja Arbana Osmani e përballoi situatën me shumë profesionalizëm, por në fund e kuptoi që e gjitha ishte një kamerë e fshehtë.

Në fund Arbana Osmani falenderoi stafin e madh të “Top Channel”, por edhe publikun që e ka mbështetur gjithmonë duke na lënë takimin tjetër sezonin e ardhshëm.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA