Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 627.646, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 8.969,

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 6.852 raste të reja me virusin dhe 188 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 393.352, me 9.200 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 750 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 219.354, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 3.714, me 20 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 18,7 milionë teste, përfshirë 305 mijë teste brenda 24 orëve të fundit.

Kryetarja e Agjencisë Federale Ruse të Turizmit (Rosturizm), Zarina Doguzova, bëri të ditur se nga 1 korriku, në 67 rajone të Rusisë në të cilat u zbatuan kufizime në kuadër të masave kundër COVID-19, do të hapet sezoni i turizmit.

Top Channel