Lezhë/ Shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga, transportohet drejt Traumës

27/06/2020 15:41
Ilustruese

Një aksident ka ndodhur në mesditë në aksin Lezhë – Shkodër, në afërsi të vendit të njohur si Pusi i Shytit.

Policia njofton se një drejtues automjeti, ende i paidentifikuar ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga.

Si pasojë e këtij aksidenti shoferi ka marrë dëmtime dhe është transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Në vendin e quajtur “Pusi i Shytit” , një drejtues mjeti ka humb kontrollin duke dalë nga rruga ,ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës , Tiranë.

Top Channel