The Simpsons nuk do të përdorin më aktorë të bardhë për të dubluar personazhe nga minorancat etnike.
Në kuadër të lëvizjes “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”, vjen edhe ky njoftim i fundit i producentëve të serisë popullore amerikane. Mes atyre që do ta pësojnë do të jetë edhe një personazh fiks, Apu Nahasapeemapetilon, farmacisti me origjinë indiane, që në versionin amerikan dublohet nga një aktor i bardhë.
Seria, që transmetohet në Fox network, përballet në fakt prej kohësh me kritika për këtë fakt. Hank Azaria, aktori që i jep zërin karakterit indiano-amerikan, kishte thënë më herët këtë vit se do të largohej nga roli. Industria e argëtimit është vënë nën presion të shtuar për t’i dhënë më shumë mundësi performuesve me ngjyrë.
Kështu, pas ndalimit dhe hapave prapa me Bashkë me erën, lëvizja Jeta e Njerëzve me ngjyrë ka rëndësi, e ndezur pas vrasjes së george floyd, vazhdon të sjellë ndryshime.
Pak më herët ajo kishte ndezur fushatën për të ndryshuar emrin e Augusta Masters, një prej katër turneve më të rëndësishëm të golfit. Sipas një gazetareje afro amerikane, termi Masters, kujton shumë epokën e skllavërisë dhe racizmit.
Top Channel