Etiopia thotë se do të mbushë digën e Nilit edhe pa marrëveshje me fqinjët afrikanë

27/06/2020 16:03

Etiopia ka përsëritur së fundmi se do të nisë mbushjen e rezervuarit në digën e kontestuar të lumit Nil, e cila ka qenë në qendër të debatit të disa dekadave në Afrikën Lindore, madje dhe pa marreveshje me fqinjët Egjipti e Sudani.

Ndërtimi i digës etiopiane prej 4.6 miliardë dollarë në Nilin Blu është tashmë rreth 70 për qind e kompletuar dhe pritet të prodhojë energjinë elektrike të dëshiruar nga 100 milionë banorët e vendit, por kjo kundërshtohet si padrejtësi nga vendet e tjera afrikane të basenit të Nilit.

“Ne do të vijojmë muajin që vjen me mbushjen e rezervuarit edhe nuk arrihet një marrëveshje,” tha ministri i jashtëm etiopian Gedu Andargachew duke shtuar se procesi ishte penguar nga insistimi i Egjiptit për kontrollimin e fluksit të lumit.

Një dekadë bisedimesh të dy vendeve të rrjedhës së poshtëme Egjipti i Sudani, me Etiopinë në rrjedhën e sipërme, nuk dhanë rezultat dhe javën që shkoi Egjipti iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB.

Egjipti është thuajse totalisht i varur nga rrjedha e lumit Nil për furnizmin me ujë dhe kërkon një marrëveshje që garanton rrjedhën minimale si dhe një mekanizëm për zgjidhjen e çështjeve para nisjes së operacioneve të digës.

Në një letër për Këshillin e Sigurimit, Sudani gjithashtu paralajmëronte se jetët e miliona njerëzve rrezikohen nëse Etiopia vijon me planin e digës.

FOTO GALERI
3/4
Sudani gjithashtu paralajmëronte se jetët e miliona njerëzve rrezikohen nëse Etiopia vijon me planin e digës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA