Ish-polici i Kosovës, Arbnor Spahiu lirohet nga paraburgimi në Serbi
Presidenti Hashim Thaçi mbërriti në Tiranë rreth mesditës. Ai ndodhej në Vienë prej dy ditësh, kryeqyteti austriak ishte ndalesa para nisjes për në washington, por ngritja e akuzave ndaj tij e la në mes këtë vizitë.
Ndërsa pritej që të shkonte direkt në Kosovë, Presidenti Thaçi zbriti në Tiranë e më pas i është drejtuar jugut të Shqipërisë. Top Channel ka siguruar fotot e tij në një restorant të njohur ku Presidenti dhe shoqruesit e tij kanë drekuar në një restorant në Ardenicë nga ku është larguar në orën 16.15 minuta.

Presidenti ka qëndruar për mbi një orë në ambjentet e brendshme të restorantit larg vështrimit të klientëve të tjerë. Të dielën në mbrëmje ai ka premtuar se do të jetë në Prishtinë dhe do të flasë nga zyra e tij.
Top Channel