Presidenti Hashim Thaçi, pas një qëndrimi dy ditor në Vjenë u kthye në Tiranë për t’ju drejtuar Kosovës e përballur atje, me një luftë të re, kësaj here me drejtësinë ndërkombëtare nën akuzë për krime lufte.
Këtë të mërkurë presidenti Thaçi, po nga ky aeroport i Shqipërisë në ora 15:00 u nis drejt Vjenës transit drejt Washingtonit për tu ulur në tryezën e diskutimit me Serbinë në Shtëpinë e Bardhë.
E ndërsa presidenti e kishte nisur rrugën drejt Vjenës, prokurorët ndërkombëtarë njoftuan e ngritjes të aktakuzave ndaj Thaçit dhe Kadri Veselit, si të dyshuar për 100 vrasje.
Kjo detyroi presidentin e Kosovës të anulonte vajtjen në Washinton dhe të ndalej në Vjenë.
Pak përpara se presidenti Thaçi të nisej drejt Washingtonin në një intervistë për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ai ishte i qetë dhe i vetëdijshëm për misionin e vështirë që e priste në këtë dialog me Serbinë të ndërmjetësuar nga SHBA dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Ai i ishte i fokusuar vetëm te takimi në shtëpinë e bardhë
“Do të jetë një takim jo i lehtë. Është pothuajse e pamundur për të arritur një marrëveshje me Serbinë në Washington”.
Dy ditë pas kësaj interviste, zoti Thaci u kthye në aeroportin e Tiranës, këtë herë kishte shumë më pak për të thënë por foli me këtë gjest.
Top Channel