Ai ishte një prej futbollistëve më të dashur për tifozët e skuadrave ku luajti, por tepricat si në fushë ashtu dhe jashtë saj i kushtuan shumë në aspektin personal dhe atë profesional. Uesli Shnajder, ka rrëfyer tani në radhët e një autobiografie që po tërheq shumë vëmendje, sesi varësia nga alkooli i rrënoi karrierën në disa momente, në veçanti te Reali i Madridit, dhe çoi drejt dështimit dy martesat e tij.

Shnajder ishte vetëm 23 vjeç kur iu bashkua Realit të Madridit por jeta e natës në kryeqytein spanjoll ishte po aq tërheqëse sa fanela e galaktikëve. Ai endej rrugëve deri në orët e vona dhe nuk respektonte regjimin, pavarësisht apelit të klubit.

“Isha i ri, po shijoja suksesin dhe më pëlqente vëmendja. Kisha një jetë si rock star dhe pija shumë alkool edhe pse asokohe mi mbulonin të gjitha. Endesha rrugëve dhe shpenzoja mijëra euro për të paguar për të gjithë në klub, dhe kisha gjithmonë futbollistë me vete, më së shumti Guti. Erdhi një moment kur shishja e vodkës u bë shoqja ime më e mirë”- thotë Sneijder.

Gruaja e parë e Shnajder kërkoi divorcin njësoj si e dyta për shkak të problemeve me alkoolin. Së fundmi holandezi u aktivizua me skuadrën e Nisës dhe Al Gharafa në Katar, deri kur njoftoi lamtumirën nga futbolli verën e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA