Oficerët e policisë në Uashington, u kapën dje në kamera duke goditur një grua që përfundoi e rrëzuar në asfalt, teksa demonstratat në kryeqytetin e SHBA janë përshkallëzuar përsëri në dhunë.
Incidenti ndodhi pak pas mesnatës gjatë protestave me natyrë të ashpër jashtë Kishë së Saint John pranë Shtëpisë së Bardhë.
Video e marrë nga një dëshmitar tregon gruan që i afrohet grupit të policëve, por goditet ose shtyhet përtokë nga dy prej tyre. Akti nxit reagim të zemëruar nga kalimtarë të tjerë që dënuan me thirrje veprimet e policisë.
Gruaja e sulmuar përshkruhej si “e moshuar” nga dëshmitarët dhe nuk dukej e plagosur pas përleshjes, por incidenti kishte ngjashmëri me atë të fillimit të muajit në Buffalo, New York, kur një i moshuar u rrëzua përtokë nga policët dhe pësoi dëme të përhershme.
Top Channel