Superiore/ Përcaktohen skuadrat që do të luajnë në Europë, Flamurtari rikthehet në të Parën, ndizet lufta për mbijetesë (Rezultatet)
Deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar me 10 ditë nga komisionet dhe seancat plenare, pasi i ndërpreu fjalën kryeministrit Rama në parlament.
Mbi vendimin në fjalë, reagoi vetë Gjuzi, i cili në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live” deklaroi se nuk i ka sjellë asnjë problem kryeministrit, përkundrazi sipas tij, ai i ka sjellë atij.
“Çfarë etike kam ndërhyrë? I kam thënë kryeministrit (në parlament) mos gënje”, u shpreh Gjuzi, që deklaroi gjithashtu se ka marrë kërcënime nga numri i telefonit të kryeministrit Rama.
“Më ka thënë të tërheq zvarrë nga parlamenti, por unë jam 100 kilogramë burrë”, tha Gjuzi.
“Shpresoj që kryetari i Kuvendit, byroja parlamentare të shohin shkeljen e procedurave”.
Në vendimin për sjelljen e tij thuhet se sjelljet e tij janë të përsëritura dhe kanë penguar seancën. Deputeti ka replikuar disa herë nga vendi pa iu dhënë e drejta e fjalës.
Pavarësisht se i është tërhequr vëmendja nga kreu i Kuvendit ai është ngritur nga vendi dhe i është drejtuar foltores, ku po fliste kryeministri Edi Rama.
Top Channel