Nisin sërish fluturimet! Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës hapet më 28 qershor

26/06/2020 11:55

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se nga data 28 qershor lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta.

Sipas njoftimit qytetarët për informacione shtesë duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore.

“Të nderuar udhëtarë,

Me kënaqësi, ju informojmë se nga data 28 Qershor 2020, lejohet operimi i plotë i fluturimeve të rregullta në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” LKIA.

-Nga tani e tutje, për orar të fluturimeve, ju lusim t’i referoheni faqes sonë zyrtare www.airportpristina.com

-Për bileta dhe informacione shtesë, për fluturimin tuaj, qëndroni në kontakt me kompanitë ajrore.

-Për dokumente udhëtimi, ju lusim të kontaktoni me autoritetet relevante siç janë zyrat e Ambasadave të Huaja në Kosovë, Ministria e Punëve të Brendshme etj.
-Ju lusim t’i përmbaheni udhëzimeve për masat e sigurisë së udhëtimit, në mënyrë që fluturimi i juaj të realizohet me kohë dhe i sigurtë, (veprimet që duhet ndërmarrë nga ana juaj, janë të publikuara si në faqen tonë zyrtare, po ashtu edhe në rrjetet sociale.

Ju kërkojmë ndjesë për pakënaqësitë e shkaktuara gjatë muajve të kaluar edhe pse ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, ka qenë gjithmonë i gatshëm të operoj.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin tuaj dhe ju urojmë shëndet!”- shkruhet në postimin e plotë të aeroportit të Prishtinës “Adem Jashari”:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA