Aktakuzat nga Prokuroria e Hagës/ Thaçi: Të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime

26/06/2020 13:15

Pasi mbërriti me avion Charter në Tiranë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi përmes një postimi në Facebook se të dielën në mbrëmje do të drejtohet me një fjalë nga zyra e tij.

“Motra dhe vëllezër,

Miq të dashur,

Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.

Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara.

Gjithmonë i juaji, deri në fund,

Hashimi ”, shkroi presidenti.

Thaçi u kthye nga Vjena ku qëndroi disa ditë, pasi ndaj tij u ngrit akuza për vrasjen e mbi 100 personave shqiptarë, serbë, romë dhe kundërshtarë politikë.

Hashim Thaçi tre ditë më parë ishte nisur drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimin që ishte planifikuar atje së bashku me Presidentin serb Vuçiç.

Por ndërsa ndodhej në avion në rrugën nga Tirana në Vjenë, ndaj Thaçit është ngritur akuza nga prokurorët e Hagës. Kjo e detyroi Presidentin që të ndërpriste udhëtimin dhe të vendoste kthimin në Kosovë, por vetëm pas tre ditësh ai mbërriti në Tiranë për të udhëtuar më pas drejt Kosovës.

Pak më herët mbërritjes në Tiranë, ai pati një reagim të shkurtër ku tha se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA