Moment frymëmarrjeje për Arsenalin pas dy humbjeve radhazi me Manchester City-n dhe Brightonin. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta fitoi 0-2 në fushën e Southamptonit, megjithatë mbetet larg zonën europiane, ndërsa për Championsin është praktikisht jashtë gare.

Nketiah realizoi golin e parë për “topçinjtë” në minutën e 20-të, duke shfrytëzuar një gabim të rëndë të portierit vendës.

Ndeshja mbeti e hapur deri 5 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, kur Stephens u ndëshkua më karton të kuq për ndërhyrjen si lojtar i fundit. Pikërisht në zhvillimet e goditjes së lirë, Arsenali realizoi golin e dytë pas tri tentativave radhazi. Prekja e fundit para se topi të përfundonte në rrjetë ishte e Willock.

Burnley-t ndërkohë i mjaftoi goli i Jay Rodriguezit për të mposhtur Watfordin, që me këtë humbje mbetet seriozisht i rrezikuar për të rënë nga kategoria.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA