Reali i Madridit iu përgjigj Barcelonës duke regjistruar një tjetër fitore në La Liga, e katërta në 4 ndeshje të zhvilluar pas pandemisë koronavirus.

Në “Alfredo Di Stefano” skuadra e Zinedine Zidane mposhti Mallorca-n 2-0 dhe i bashkohet Barcelonës me pikë të barabarta, por duke i rimarrë kreun e klasifikimit për rezultate më të mira në ndeshjet direkte me katalanasit.

Realit të Madridit i mjaftuan 19 minuta për të marrë avantazhin në këtë ndeshje kur Vinicius shënoi në portën e Mallorcës me këtë të fundit që më përpara i pati shansin e saj por që nuk e shfrytëzoi edhe për meritë të portierit Courtois. Pak minuta pas golit, Vinicius pati shansin për të shënuar golin e dytë por gaboi, teksa ishte i vetëm përballë portierit Reina.

Gjithsesi në fillimin e pjesës së dytë, Reali i Madrid-it arriti të dyfishojë rezultatin me Sergio Ramos që ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi. Pas kësaj Los Blancos u mjaftuan me administrimin e rezultatin që mbeti 2-0 deri në fundin e sfidës. Vlen të theksohet se në fushë për Mallorcan u aktivizua Luka Romero vetëm 15 vjeç e 218 dite që bëhet futbollisti më i ri debutues në historinë e La Ligas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA