Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e PD.
Partia Demokratike fillon kështu nga sot përzgjedhjen e kandidatëve për deputet duke shënuar kështu de facto edhe nisjen e fushatës elektorale.
Top Channel zbardhi udhëzimin që iu shpërnda sot kryesisë së partisë ku parashikohen rregullat e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve.
Për herë të parë do të ngrihet një komision i vlerësimit të kandidaturave. Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza.
Të vetmit që nuk do të mund të jenë pjesë e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit të Dekriminalizimit, kanë qenë funksionar të lartë para viteve 90 apo bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.
– Identifikimi i kandidaturave të mundshme, sipas udhëzimit që kryesia e PD ka në dorë parashikohet propozimi nga anëtarët partisë në grup-seksione ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojnë vetëm një kandidat.
Kjo faze parashikon edhe vetë propozimin nëse ka mbështetje të 10 anëtarëve të partisë.
– Faza e dytë seleksionimi i kandidatëve ku parashikohet ngritja e një komisioni që vlerëson kandidatet sipas kritereve, integritetit, pastërstisë së figurës, popullaritetit etj.
-konsultimi i kandidatëve me anëtarësinë e partisë. Në këtë fazë anëtarësia voton kandidatë përmes parimit një anëtar një votë.
– Kryesia miraton kandidatët përfundimtar duke ja kaluar për votim përfundimtar këshillit kombëtar.
https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2020/06/fazat.docx
Top Channel