Pothuajse 10 muaj nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare demokratët nisën këtë të enjte përgatitjet për betejën elektorale të vitit 2021. Për herë të parë kandidatët për deputet dhe kryetar bashkie do të përzgjidhet nga anëtarësia përmes parimit një anëtar një votë.
80 përqind e kandidatëve do të përzgjidhet nga anëtarësia dhe vetëm 20 përqind nga Kryesia e Partisë. Procesi nis me propozimin e kandidatëve, të cilët filtrohen në fazën e dytë nga Komisioni i Vlerësimit të Figurës dhe Pastërtisë . Kandidatët duhet të vetëdeklarojnë nëse kanë probleme të shëndetit mendor, varësi nga alkooli apo lëndët narkotike si dhe dënime të formës së prerë brenda apo jashtë vendit.
Deri me 30 shtator do duhet të përfundoje faza e tretë, e cila parashikon konsultimin e kandidatëve potencial, të cilët do i kalojnë për miratim Kryesisë dhe më pas Këshillit Kombëtar. Procesi i seleksionimit nga anëtarësia nuk i nënshtrohet, kryetari i partisë, nënkryetarët, sekretari i përgjithshëm krerët lokal të degëve, si dhe Sali Berisha, si ish kryeministër ne qeverisjen e PD-së.
Lista e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e fundit ishte plot surpriza. Lulzim Basha u kritikua për përjashtimin e emrave me kontribut historik, gabim mesa duket nuk do përsëritet pasi lidershipi i partisë ka vendosur të heqë dorë nga hartimi i listave i vetëm duke ia kaluar pushtetin anëtarësisë.
Top Channel